Reth 50% të shpenzimeve të këtij udhëtimi nje mujor do të mbulohen nga Lëvizja MJAFT!, ndërkohë që pjesa që mbetet është përgjegjësi e vetë pjesëmarrësve ne këtë udhëtim.

Lëvizja MJAFT! merr përsipër të mbulojë shpezimet si me poshte për çdo pjesëmarrës ne euroudhetim 2009:

  • Bilete treni abone  (global pass)
  • Bilete trageti Durres - Bari (20 korrik)
  • Bilete trageti Bari - Durres
  • Sigurimi shendetesor per udhetime
  • Karta studentit per hostelet ne BE
  • Hostel 2 nete
  • Kuote "para xhepi"
  • Rezervim, fjetje ne tren (21-22 korrik)
  • Ushqim gjate udhetimit deri ne Berlin

*Çdo shpenzim tjetër duhet të mbulohet nga vetë pjesëmarrësit. Këto shpenzime mund të perfshijnë akomodimin, ushqimin, telefononatat, dhe udhëtimin e ardhjes ne Shqipëri.

Këto shpenzime janë përllogaritur të kenë një kosto minimale relative nga: 600 – 1000 Euro për person. Kuota “para xhepi” nuk kalon shume 100 euro per person.