Si
të aplikoj?
Formulari i Aplikimit
mund të tërhiqet pranë të gjitha klubeve të
MJAFT në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier, Gjirokastër,
Vlorë e Korçë. Gjithashtu aplikimet mund t’i
gjeni dhe në këtë faqe interneti http://www.euroudhetim.org/apliko.htm
Sa
do të më duhet të shpenzoj gjatë këtij
udhëtimi?
Kjo varet nga ju. Natyrisht
që do të ketë shpenzime, por nuk do t’ju
duhet të planifikoni shpenzime te shumta levizjesh me mjete
publike, pasi Lëvizja MJAFT! do t’ju pajisë me
një Free Rail Pass, një abone për udhëtimin
falas me tren në ëdo vend të Evropës. Gjithashtu
MJAFT do të mbulojë dhe shpenzimet e vizës.
Do të duhet të
parashikoni një shumë minimale prej 35 eurosh në
ditë, me të cilat do të mbuloni shpenzimet e ushqimit
dhe fjetjes.
Kur dhe ku
dorëzohen dokumentat?
Pasi të keni plotësuar
me kujdes formularin e aplikimit do të duhet ta dorëzoni
atë pranë zyrave të Lëvizjes MJAFT në
Tiranë ose në rrethe. Data e fundit e pranimit të
aplikimeve është 30 qershor, 2010, por ne ju rekomandojmë
që të mos e lini aplikimin për ditën e fundit.
Cili është
itinerari?
Të gjithë
studentët që do të përzgjidhen për të
udhëtuar në Evropë do të nisen së bashku
nga Tirana drejt Durrësit, ku do të marrin tragetin
drejt Barit (Itali), e më pas do të udhëtojnë
me tren drejt Berlinit (Gjermani) për Ceremoninë e Hapjes.
Ky udhëtim do të kryhet më shpenzimet e Levizjes
MJAFT. Në Gjermani të gjithë studentët do
të jenë të lirë të ndjekin itinerarin
që dëshirojnë, e të vizitojnë vende të
ndryshme të Evropës. Pas 30 ditësh të gjithë
duhet të jenë në Tiranë, e të takohen
në zyrat e Lëvizjes MJAFT për të diskutuar
mbi vazhdimësinë e projektit.
Kur është
nisja?
Nisja do të jetë
në 19 Korrik 2010, por ju do të njoftoheni nga Lëvizja
MJAFT! për datën ekzakte.
Kur
shpallen fituesit?
Fituesit do të
njoftohen nga Lëvizja MJAFT! brenda datës 10 Korrik,
2010
Ku mund të
rri gjatë udhëtimit?
Zgjidhja më pak
e kushtueshme do të ishte të qëndronit në
Hostels. Në çdo qytet evropian mund të kërkoni
të tilla shtëpi akomodimi.
Ku mund të
gjej info?
Çdo qytet europian
në të cilin mund të dëshironi të shkoni
ka disa faqe interneti në të cilat mund të gjeni
informacion mbi turizmin, historine, kulturen dhe argëtimet
- disa prej tyre mund t’i gjeni dhe në faqen tonë.
Ndërkohë fituesit do të informhen më gjatë
mbi këto hollësira nga stafi i Lëvizjes MJAFT në
trajnimet që do të ndodhin para nisjes.
A mund të
aplikoj nëse studioj jashtë Shqipërisë?
Jo, pasi do të
pranohen vetëm aplikimet e studentëve nga universitetet
publike e private brenda territorit të Shqipërisë.
A mund të
aplikoj nëse jam në vit të dytë?
Kushti që duhet
plotësuar për të aplikuar është që
të jesh i regjistruar në vitin e fundit ose të
parafundit të universitetit. Nëse universiteti yt është
tre-vjeçar, atëherë mund të aplikosh edhe
duke qenë student i vitit të dytë.