Lëvizja MJAFT! në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane hap sot konkursin për projektin“UDHËTIM NË EVROPË ” për studentët shqiptarë në vitin e tyre të fundit ose të parafundit akademik.

Synimi i këtij projekti është të mundësojë një udhëtim në Evropë për studentët më të mirë të universiteteve shqiptare gjatë verës së vitit 2010. Studentët do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë duke vizituar qytete evropiane dhe duke u njohur me kulturën dhe popujt e ndryshëm të Evropës, njëlloj siç veprojnë edhe kolegët e tyre që studiojnë në Universitete Evropiane.

*** Nisja nga Shqipëria do të jetë më datë 20 Korrik dhe pjesëmarrësit do të jenë të lirë të zgjedhin kohëzgjatjen e udhëtimit të tyre deri në një muaj.

*** Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve:

Kandidatët duhet të jenë qytetarë shqiptarë nën moshën 25 vjeç.

Kandidatët duhet të jenë studentë të regjistruar në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve universitare në një universitet shtetëror ose privat në Shqipëri.

Kanditatët duhet që të kenë arritur një mesatare të përgjithshme mbi 8.5 gjatë viteve të studimit të tyre.

Kandidatët duhet të kenë njohuri të avancuara mbi dy nga gjuhët zyrtare të komunitetit evropian (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht etj.)

*** Dokumentacioni shoqërues:

Formular Aplikimi – Këtë formular mundet ta merrni pranë zyrave tona, ose mund ta shkarkoni nga faqja e internetit: www.euroudhetim.org , dhe ta dorëzoni më pas sëbashku me gjithë dokumentacionin plotësues.

Vërtetim i lëshuar nga universiteti që vërteton që keni kaluar provimet dhe se jeni të regjistruar në vitin e fundit ose të parafundit akademik.

Vërtetim nga shkolla i listës së lëndëve të kryera shoqëruar me notat përkatëse.

Fotokopje e faqes së parë të pasaportës.

Certifikate lindjeje me fotografi.

2 fotografi me permasa per pasaporte.

*Shënim: Data e fundit e dorëzimit të të gjithë dokumentacionit të lartpërmendur është data 9 Korrik 2010. Asnjë dokumentë nuk do të pranohet pas kësaj date. Aplikimet e pashoqëruara me të gjithë dokumentacionin përkatës nuk do të konsiderohen për këtë konkurs.

Ju lutemi dorëzoni aplikimin pranë zyrave të MJAFT që gjenden më afër me vendbanimin tuaj:

Tiranë: Lëvizja MJAFT, Rruga e Elbasanit, Nr. 38, Kati 4,Tirana, Albania
Tel: : 0684014800, E-mail: info@mjaft.org

Korçë: Klubi MJAFT, Lagja Nr. 3, Rruga Gavril Pepo, Nr. 15,
Tel: 0684014807, E-mail: ladifili@yahoo.it

Vlorë: Dyqani TECOM, Rr. Vlore, Skele (Perballe Pall. Aleksandria) Tel: 0692210180